Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të daljes së Shkozetit.

Si pasojë e forcës së madhe, njëri prej tyre është spostuar tek trafikndarësja.

Fatmirësisht, raportohet se nuk ka persona të lënduar, mirëpo si rezultat është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.