LEZHË, 14 mars 2013- Tre persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Laç, në mbikalimin e Fushë-Milotit.
Dy automjete tip “Mercedez” njëri me targa shqiptare dhe tjetri me targa të Kosovës janë përplasur me njëri-tjetrin, si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit me targa shqiptare, Shpëtim Jahja, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që dy kosovarët e plagosur Pjerin Ahmetxhekaj dhe Isa Bajramaj, janë nisur drejt spitalit të Lezhës.
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonin drejtuesit e mjeteve si dhe lagështira e madhe prej shiut të dendur.
Policia nis hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





