Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur dhe një 44-vjeçareje ka ndodhur gjatë natës në autostradën Fushë-Krujë – Laç.
Policia informon se një automjet me drejtues shtetasin A. Z., 37 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. N.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi M. N, konkretisht shtetaset E. P., 44 vjeçe dhe K. P., 13 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





