Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.

Një makinë tip Audi me drejtues shtetasin A.Ç. ka përplasur mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin me iniciale P.Ç.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur shtetasi P.Ç. ndërsa ka ndërruar jetë bashkoshortja e tij, shtetësja me iniciale Xh.Ç.

NJOFTMI I POLICISË:

Krujë/Informacion paraprak

Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin P. Ç..

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.