Një aksident rrugor ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Karinë ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, ështe përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.