Katër persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shëngjin-Lezhë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete. Mësohet se të gjithë personat e plagosur janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





