Dy automjete janë përplasur dje në autostradën Tiranë-Durrës, e si pasojë ka mbetur e plagosur një shtetase nga Durrësi.
Mjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi C.E., vjeç 42, banues në Durrës, është përplasur me mjetin tip “Seat”, të drejtuar nga shtetasi A.D., vjeç 48, banues në Tiranë.
Për pasojë është dëmtuar shtetësia A.E., vjeçe 34, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë.
Ndërkohë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për 42-vjeçarin nga Durrësi, i akuzuar për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, neni 290 i Kodit Penal.





