Një 39-vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar në flagrancë, pasi duke drejtuar mjetin tip 'Wolzvagen' ka goditur nga mbrapa mjetin tip 'Lexus Fuoristradë' me drejtuese shtetasen I.A. 42 vjeçe, banuese në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, Agron Beqiri banues në Sallmone, Durrës, është larguar nga vendngjarja duke mos iu bindur uniformave blu, të cilat e kanë kapur 39-vjeçarin në Vorë pas një ndjekjeje nga ana e Efektivëve.
Ngjarja ka ndodhur më datë 15.11.2017, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës.
Gjatë kryerjes së testit të alkoolit, Beqiri rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Drejtimi i automjeteve mënyrë të parregullt","Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar në nenet 291,273 dhe 242 të Kodit Penal.





