Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku ka mbetur e plagosur një shtetase.
Rreth orës 08:55, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L.
Për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





