Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e shoferëve, të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë dhe si pasojë e motit jo të mirë, pas reshjeve të shumta të shiut, duke sjellë si rezultat edhe përplasjen mes tyre.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.