Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Moravë të Beratit, ku nga përplasja e dy mjeteve, është plagosur rëndë njëri prej drejtuesve, i cili ka ndërruar jetë pas dy orësh në spital.
Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, 50-vjeçari Eduart Ismaili ka ndërruar jetë në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Ndërkaq, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi F. P., 31 vjeç është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.