Një aksident rrugor ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, pikërisht në Dermenas. Dy makina janë përplasur dhe ka të plagosur. Personat që janë dëmtuar nga aksidenti fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar dhe gjetur shkakun e aksidentit. Akoma nuk dihet identiteti i të plagosurve të përfshirë në aksident dhe shkaku i përplasjes.





