Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, çka ka vështirësuar qarkullimin e makinave të tjera për disa minuta.
Fatmirësisht, përplasja ka qenë e lehtë pa shkaktuar persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në njërin automjet, siç duket edhe në foton që “DurrësLajm” paraqet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkakun e aksidentit.





