Dy makina janë përplasur pak më parë në afërsi të Stacionit të Trenit në Durrës.
Policia njofton se për pasojë është aksidentuar shtetasi këmbësor A.H., 43 vjeç, banues në Qerret, Kavajë.
Nga burimet zyrtare mësohet se 43-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.





