Përplasen dy makina në Durrës, policia arreston njërin prej drejtuesve të mjeteve pasi ishte i dehur.
Në pranga ka rënë N. M. 36 vjeç, banues në Durrës.
Ai ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Toyota” kur është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin L. L.
Sipas burimeve policore, mësohet se nga ngjarja pati vetëm dëme materiale. Ndërsa 36-vjeçarit iu bë testi i alkoolit, dhe rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/litër.
Aksidenti u regjistrua në orën 18:35 në lagjen nr.13, Plazh.





