Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku janë përplasur dy makina.
Sipas njoftimit të policisë, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





