Përplasja e dy mjeteve mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit në Durrës, ka përfunduar me plagosjen e dy shtetaseve.

Policia e Durrësit njofton se: “Rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin S. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. T.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetaset O. L. dhe A.L, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.