Një aksident ka ndodhur pak minuta më pranë në lagjen nr.14 në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti me drejtues shtetasin H. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. N.
Si pasojë është lënduar pasagjeri J. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen Nr.14 Durrës, automjeti me drejtues shtetasin H. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. N. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri J. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





