Një aksident ku janë përfshirë dy mjete ka ndodhur në Durrës në segmentin rrugor “Plepa-Ndroq”.

Si pasojë është plagosur lehtë njëri nga drejtuesit, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tjetër, i cili ka rezultuar i dehur.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi në segmentin rrugor “Plepa-Ndroq”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues I. K., 51 vjeç, banues në Durrës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi I. K.”, njoftojnë blutë e Durrësit.