Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme kur u përfshinë dy makina në qytetin e Shkodrës, dhe si pasojë ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë një prej shoferëve të dy automjeteve.
Më datë 06.03.2018, ora 13:20, është njoftuar salla e komandimit se në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur dy mjete.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip 'Fiat' me targë AA382GY me drejtues A. J. 42 vjeç banues në fshatin Shirq, Shkodër, është përpalsur me mjetin tip 'Benz' me targë SH2225E me drejtues Gj. L. banues lagje 'Tre Herojt', Shkodër.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit tip 'Fiat' shtetasi A. J. i cili është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





