Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak, ku janë përplasur dy makina.

Si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:55, në Shijak, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç. Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.