Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Vllazërimi”, në zonën e Ish-Kënetës në Durrës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilave tip “Ford Fiesta”.
Paraprakisht, dyshohet se një ndër shkaqet e aksidentit ka qenë mosfunksionimi i semaforit.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur në kokë njëri prej drejtuesve të automjeteve, i cili u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Vlenë të theksohet se rruga “Vllazërimi”, mbetet një prej akseve më të rrezikshme për shkak të aksidenteve të shumta si dhe mungesës e sinjalistikës.