Një 45-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Librazhd-Qaf Thanë, në fshatin Pishkash.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kësaj të fundit, shtetasi A.V.,

45-vjeçari dhe të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.