Dy makina janë përplasur në aksin rrugor Shkodër-Gur i Zi në vendin e quajtur Ura e Kirit pranë varrezave të dëshmorëve. Dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.

Gazetari Simon Shkreli raporton se si shkak i përplasjes, njëri nga automjetet ka marrë flakë ndërsa tjetri ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të shuar zjarrin në automjetin tip Fiat Punto.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia rrugore dhe ekspertët e qarkullimit, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.