Një përplasje e rëndë e dy automjeteve ka ndodhur në Kukës. Aksidenti ka ndodhur rreth mesditës së sotme, te mbikalimi Gostilit, ku janë përplasur dy automjete, një Volkswagen tip “Passat” dhe një Ford tip “Focus” me targa italiane.
Për pasojë janë plagosur 4 persona, nga të cilët 3 ndodhen jashtë rrezikut për jetën, një në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kukësit.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





