Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Mësohet se janë përplasur dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi përplasja ka qenë e fuqishme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja.





