FOTO ILUSTRUESE
Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë-Krujë – Ura e Gjolës, ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave, informon policia e Durrësit.
Një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





