Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Siças policisë, mjeti tip "Audi" është përplasur me mjetin tip "Benz", ku po udhëtonin burrë e grua në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajve.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi që drejtonte mjetit tip "Benz" si dhe bashkëshortja e tij, të cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit, janë kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





