Një aksident ka ndodhur këtë paradite në Rreshen, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të bllokuar në automjetin e aksidentuar.

Mësohet se të plagosurit janë nisur për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Informacion paraprak

Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.