Një aksident është raportuar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasje një nga shoferët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Ndërkohë që bluzat e bardha konfirmojnë se ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet lagështia në rrugë.