Dy makina janë përplasur pranë bashkisë së Durrësit, në hyrje të bulevardit “Epidamn”.

Nga informacionet paraprake që “DurrësLajm” mëson, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën lëviznin automjetet dhe lagështia në rrugë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, ka nisur puna për sqarimin e rrethanave të aksidentit.