Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qafës së Kasharit.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, është krijuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Megjithëse uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje, drejtuesit e mjeteve raportojnë për radhë të gjata, deri në 2 km, shkruan “BW”.