Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.
Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë aksident, si dhe për rrethanat e ngjarjes.





