Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë te sheshi "Pranvera" në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, "DurrësLajm" mëson se janë përfshirë 2 automjete dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Automjeti tip "Renault" është përplasur me automjetin tip "Smart", duke i shkaktuar dëmtime nga krahu i pasagjerit.

Fotot dhe videoja u dërguan në redaksinë e "DurrësLajm" nga dëshmitarët e rastit.

Ndërkohë edhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.