Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje tek Ura e Tapizës në Krujë.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një grua e moshës 69 vjeçe, drejtuese e njërit prej mjeteve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.