Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:05 të ditës së sotme në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet janë shkatërruar pjesërisht, ndërsa raportohet se të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor ka pësuar vështirësi të përkohshme. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





