DURRES- Dy maune u përplasën mes tyre mbrëmjen e të dielës në afërsi të Shkozetit në autostradën Tiranë-Durrës.

Deri tani policia raporton për vetëm dy persona të plagosur ndërkohë që nga aksidenti ka pasur bllokim të qarkullimit në autostradë në dy krahët e saj.

Policia në vendngjarje tha se aksidenti ndodhi pasi kamionçina humbi kontrollin dhe goditi trafikndarësen dhe një mjet tjetër.