21 maj 2015 –Dy automjete që shkëmbeheshin me njëra-tjetrën janë përplasur dhe të dyja kanë përfundur në kanal, orët e vona të natës së kaluar në Lushnje.

Si pasojë të këtij aksidenti në afërsi të fshatit Rrupaj në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit – Fiershegan, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “Opel”, Kastriot Gremi, 45 vjeç banues në Mbrostar.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/