Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin nacional Dimal-Kuçovë, ndërsa dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë shkatërruar në pjesën e përparme, ndërkohë që për shkak të mirëfunksionimit të airbag të dy mjeteve janë plagosur lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Ata janë duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbuluar edhe shkaqet e dinamikën e aksidentit të rëndë, që paraprakisht mendohet se është shkaktuar nga një parakalim i gabuar.