Një aksident rrugor ka ndodhur midis dy mjeteve në Durrës, por që fatmirësisht nuk ka përfunduar me persona të plagosur.

Shtetasi Dh. S., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor shkuan në vendngjarje dhe e arrestuan në flagrancë.