Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan -Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një prej drejtuesve të mjeteve që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Drejtuesi tjetër është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi I. R., 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin F. L., 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.