Dy mjete të tonazhit të rëndë janë përplasur në rrethrrotullim pranë Urës së Dajlanit.
Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë dhe nga përplasja e dy mjeteve të tipit kokë trajleri, është shkaktuar trafik tejet i rënduar.
Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, makinat janë bllokuar në trafik dhe pritet që lirimi i rrugës të bëhet i mundur nga uniformat blu.