Dy motoçikleta janë përplasr me njëra-tjetrën në Durrës, ndërsa policia arrestoi të dy drejtuesit, pasi ishin pa targa, ndërsa njëri prej tyre rezultoi edhe i dehur.

U arrestuan në flagrancë shtetasit F. Ç., 30 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, banues në Durrës. F. Ç., duke drejtuar motoçikletën tip “Piaggio” pa targa dhe në gjendje të dehur është përplasur me motoçikletën tip “Papaq” pa targa dhe pa leje drejtimi, me drejtues shtetasin A. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.