Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit, i cili një ditë më parë teksa po udhëtonte me një motor u përplas me një tjetër mjet të njëjtë.
I riu me iniciale T.M. përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Fierit dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme në rrugën kryesore të fshatin Novoselë të Vlorës.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe një 41-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.





