Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.
DurrësLajm mëson se tragetet e përplasura kanë qenë të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Përplasja ka ndodhur në kohën, kur trageti i Ankonës, i cili ka qenë duke dalë nga porti i Durrësit, është përplasur me një traget të ankoruar, të linjës Durrës-Bari.
Dyshohet se moti i keq dhe era e fortë kanë bërë që dy tragetet të përplasen.





