Dy trena të hekurudhave juglindore janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të marte, mes Galugnano dhe San Donato, në Salento.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, paraprakisht raportohet për të paktën 10 të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Përplasja ndodhi rreth orës 17:30, për shkaqe ende të panjohura, pasi trenat udhëtonin në kahe të kundërta. Në vendin e ngjarjes mësohet se kanë mbërritur forca të shumta policore, si dhe zjarrfikëset.
Në trena ndodheshin rreth 80 pasagjerë, mes të cilëve edhe turistë.
Salento është zona më jugore në rajonin administrativ të Pulias në Italinë Jugore.