Dy trena pasagjerësh janë përplasur në landin gjerman të Bavarisë,ku të paktën kanë mbetur të vdekur 4 persona dhe 100 të tjerë janë plagosur.

Përplasja ka ndodhur në Bad Aibling, një qytet rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut. Një nga trenat doli nga binarët për shkak të përplasjes ballore dhe për pasojë shumë vagonë u kthyen përmbys. 

Sipas "BBC"-së, numri i saktë i viktimave nuk dihet ende, por flitet se 15 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa 40 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.