Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Milano, kur një një tren mallrash doli nga shinat dhe u përplas me një tren pasagjerësh me shpejtësi të ulët.

Sipas mediave italiane, nga përplasja ka mbetur i plagosur një drejtues treni dhe 5 pasagjerë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30. Ka qenë frenimi i menjëhershëm i makinistit 24-vjeçar që ka shmangur një tragjedi.

Ekipet e shpëtimit vlerësuan në vend gjendjen e 133 pasagjerëve dhe drejtuesve të trenit, i cili vinte nga Domodossola dhe ishte nisur drejt Milano Centrale.