GJERMANI, 21 mars 2013– Dy helikopterë u përplasën gjatë një stërvitje të forcave të policisë gjermane në stadiumin olimpik në Berlin.
Sipas mediave ndërkombëtare një nga pilotët mbeti i vdekur ndërsa katër persona të tjerë u plagosën.
Incidenti sipas autoriteteve ka ardhur si pasojë e një stuhie bore.
Stërvitja, u zhvillua në stadium për të improvizuar një situatë të sulmeve nga ana e huliganëve ndërkohë që në stërvitje morën pjesë 400 agjentë.





