Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër-Bushat.

Mësohet se nga aksidenti pranë fshatit Beltoje kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, sipas informacioneve nga spitali.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe po marrin trajtim mjekësor.